parallax background
Halkidiki

Beach Bar

Sahara Resort

Shpëtoni nga zhurma e qytetit - Ejani në Sahara Resort


Vetëm 20 minuta larg nga qendra e Selanikut, pamja ndryshon. Rëra e butë dhe e artë që zhduket në ujërat e kaltër, peizazhi unik dhe plazhi i pafund, krijojnë një mjedis idilik që zgjon të gjitha shqisat tuaja.

Stafi i Sahara Resort ofron shërbim plazhi të cilësisë së lartë, duke siguruar relaksimin tuaj absolut. Nga ora 9-të e mëngjesit mund të shijoni varietetet më të mira të kafesë, kokteje të famshme freskuese dhe krijime shijesh të frymëzuara, ndërsa shijoni komoditetet dhe organizimin e përsosur të Beach Bar-it më të madh në Greqi. Argëtimi në plazh nuk përfundon, veçse vonë në mbrëmje me festa, koncerte artistësh të famshëm dhe evente me DJ të mirënjohur, të ftuar.

Nëse dëshironi një eksperiencë më prive, mund të zgjidhni zona VIP të Sahara Resort dhe të shijoni shërbim të personalizuar, shërbime masazhi dhe shezlonet me të rehatshme të Halkidiki-së.

Në butikun e resortit mund të merrni veshje plazhi të veçanta, jo vetëm që të ndiheni, por edhe të dukeni shkëlqyeshëm ndërsa shijoni diellin dhe detin.

Do të dashuroheni me...